
Pak dritë, të thyej errësirën.
Pak besim, të shoh botën qartë.
Pak mirësi, të shoh si lind dita e re.
Pak shpresë, të shoh fëmijë të qeshur.
Pak dije, të shoh pendimin çalaman të ecë me shtalka.
Pak zë, të frikësoj cilindo shkatërron natyrën.
Pak urtësi, mbi çdo trazavaç të rrijë urtë.
Shumë drejtësi, që të qeverisë paqja.
Pak ritëm, një melodi e re të ndryshojë rregullat e lojës.
Pak hir, … një qiri i ndezur
të lodrojë shpirtit pranverë.
Nikola H. Vreka i lindur në fshatin Maricaj të rrethit të Tepelenës, ka shkruar dhe katër libra të tjerë. Libri i parë është përmbledhje me poezi e shkruar në gjuhën greke me titull “Γράφοντας σε σκονισμένο σκαλοπάτι” që në shqip përkthehet: “Shkruar në shkallë të pluhurosura”. Libri i dytë është përmbledhje me poezi në gjuhën shqipe me titull, “Dhimbje”. Libri i tretë është përmbledhje me poezi në gjuhën greke, me titull: “Η εποχή τον κακών ανέμων” që në shqip përkthehet “Stina e erërave të këqija”. Libri i katërt është poema në gjuhën shqipe me titull: “Zemra e shqipes nuk plaket kurrë”. Ky është vëllimi i tij i pestë.